Sonte stadiumi “Deutsche Bank Park” do të jetë nikoqir i duelit tejet interesant mes Kombëtares së Gjermanisë dhe asaj të Holandës.
Miqësorja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në qytetin e Frankfurtit në Gjermani.
Gjermania rikthehet nga fitorja 2:0 në miqësoren e fundit kundër Francës, kurse Holanda në ndeshjen e fundit e mposhti Skocinë 4:0.
Në përballjen e fundit mes Holandës dhe Gjermanisë nuk kishte fitues, ku ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme formacionet zyrtare mund t’i gjeni më poshtë.
Gjermania (4-2-3-1): Ter Stegen; Mittelstadt, Rudiger, Tah, Kimmich; Andrich, Kroos; Wirtz, Gundogan, Musiala; Havertz
Holanda (3-4-2-1): Verbruggen; De Ligt, Van Dijk, Ake; Dumfries, Schouten, Veerman, Blind; Reijnders, Depay; Malen