Kombëtarja e Kosovës sonte ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Hungaria, në miqësore që është zhvilluar në “Puskas Arena” në Budapest.
“Szoboszlai shkëlqeu sërish, edhe kombëtarja hungareze mposhti Kosovën!
Ashtu si në ndeshjen kundër Turqisë, goli i Dominik Szoboszlait ndaj Kosovës theu rezistencën e mysafirëve”, shkruan mediumi hungarez “sportal.hu”.
“Marco Rossi i përzien tërësisht letrat e tij ndaj Kosovës, pas pjesës së parë pa gola, skuadra hungareze fitoi 2:0 me golat e Szoboszlai dhe Zsolt Nagy
Selektori i kombëtares hungareze, Marco Rossi, ka bërë shtatë ndryshime në ekipin titullar për ndeshjen e së martës mbrëma kundër Kosovës, krahasuar me fitoren 1:0 të së premtes në miqësoren ndaj Turqisë.
Tifozët që mbushën “Pushkas Arena” për këtë ndeshje, në minutën e 9-të kanë ishin në presion, teksa rasti i parë i ndeshjes erdhi përballë Kosovës, por gjuajtja e Edon Zhegrovës në këndin e djathtë e sipërm u hodh nga koka e Adam Lang“, - shkruan mes të tjera “Sportal.hu”.