Polonia feston në Uells, merr biletën e fundit për në Gjermani

Futboll

Polonia feston në Uells, merr biletën e fundit për në Gjermani

Më: 26 mars 2024 Në ora: 23:41
Pamje nga ndeshja

Polonia është skuadra që merr biletën e fundit të Europianit Gjermani 2024.

Polakët e udhëhequr ag Robert Lewndowski ia dolën të triumfojnë me penallti ndaj Uellsit në Kardif, duke siguruar kalimin për në Europianin e Gjermanisë.

Frika për të mos pësuar dominoi në finale e Play Off-it, teksa pas 90 minutave të kohës së rregullt, pa gola përfunduan edhe 30 minutat shtesë, me Uellsin që mori edhe një karton të kuq në minutën e 121-të.

Nga penalltitë u treguan të saktë 9 nga 10 futbollistët që morën përsipër, teksa gabimin fatal e bëri Daniel James i Leeds United, që humbi goditjen e fundit, duke shkaktuar lot te mijëra tifozët e pranishëm në stadium, por edhe festë te ata pak polakë që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit të Uellsit.

Tashmë Poloninë e pret një grup ferri në Europian, ku do të gjejë përballë kundërshtarë si Franca, Holanda dhe Austria, në grupin D.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat