Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur fazën e miqësorëve gjatë muajit mars me fitore ndaj Kosta Rikës.
Kampionët e Botës fituan 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në Los Angeles në stadiumin “Memorial Coliseum”.
Fillimisht, gol të parët realizuan mysafirët nëpërmjet Ugalde në minutën e 34-të.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, argjentinasit ishin fantastik.
Golat u shënuan nga Di Maria, Mac Allister dhe Lautaro Martinez.
Vlen të ceket se në të dy miqësoret e këtij muaji, Argjentina luajti pa njeriun kryesor të tyre, Lionel Messin, i cili ka pasur probleme me lëndim muskolor.