Agim Ademi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Dardanëve në dy ndeshjet miqësore.
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shtuar se këto dy duele shërbyen për Fodën, i cili po punon të krijoj një ekip të mirë.
“Dardanët tonë bënë paraqitje të mirë, ashtu siç u ka hije dhe siç kërkohet nga secili që përfaqëson vendin e tij, me angazhim maksimal dhe vetmohim.”
“Ndeshjet e muajit mars ishin vetëm miqësore, duke iu dhënë mundësia dhe hapësira pothuajse secilit lojtarë.
Këto ndeshje ishin në shërbim të trajnerit Foda, i cili po punon që të krijojë një ekip kompakt e të bashkuar në fushë dhe jashtë saj.”
Sipas Ademit Kosova tregoi paraqitje të mirë dhe Kombëtarja jonë u respektu.
“Vërtetë humbëm nga Hungaria, por edhe u dëshmua puna e mirë e selektorit Franco Foda dhe stafit të tij.”
“Numri i madh i të pranishmëve në stadium dhe fakti që të gjitha biletat ishin shitur për ndeshje dëshmon sa lart u vlerësua dhe u respektua Kombëtarja e Kosovës.” tha Ademi.