Ish - reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Besart Abdurrahimi, do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Abdurrahimi do të paraqitet në petkun e skuadrës Zrinjski nga Mostari.
33-vjeçari, pas përfundimit të bashkëpunimit me qipriotët Paphos dhe Apollon Limassol, ku ishte në tre vitet e fundit, tashmë rikthehet në Ballkan, prej nga ka ardhur në futboll.
Abdurrahimi në karrierën e tij ka luajtur për Zagrebin, Lokerenin, Astanën, Osakën, si dhe për Shkëndijen e Tetovës.
Ai ka bërë edhe 12 paraqitje zyrtare me fanellën e Maqedonisë dhe ka shënuar një gol.