Leandro Paredes duket se ka rilindur te Roma që pas ardhjes së De Rossi-t dhe këtë e ka konfirmuar vetë lojtari në një intervistë për mediet argjentinase ku theksoi se ky moment i mirë është falë trajnerit.
“Tani kam më shumë vazhdimësi te Roma, jam shumë i lumtur. Ndihem më mirë dhe kjo vlen sigurisht edhe për kombëtaren.
De Rossi ka të gjithë meritën për këtë sepse ideja e tij e lojës për mua është më e mira.
Mendoj se ndihem më mirë çdo ditë” – përfundoi Paredes, që në këtë edicion ka luajtur 38 ndeshje me Romën dhe ka shënuar 3 gola.