Eric Cantona është kthyer të flasë për aktin e tij të çmendur, goditjen kung-fu ndaj një tifozi të Crystal Palace në Selhurst Park në janar 1995.
Pas dënimit me tetë muaj skualifikim, Cantona foli në një konferencë për shtyp dhe të gjithëve u kujtohet një frazë që ai tha:
“Kur pulëbardhat ndjekin varkën e peshkimit, kjo ndodh sepse mendojnë se sardelet do të hidhen në det”.
Një fjali e motivuar dhe e shpjeguar tridhjetë vite më vonë. Duke folur në programin francez ‘C dans l’air’, Cantona ka bërë shaka dhe tregon se ajo frazë e famshme nuk do të thoshte… asgjë fare.
“Ata donin që unë të flisja për shtypin, fola, kujt i intereson nëse fjalia kishte kuptim.
“Ishte hakmarrja ime, të gjithë përpiqeshin të gjenin një kuptim dhe të gjithë më kërkonin të shpjegoja dhe unë nuk thashë asgjë”.