Gjyqtari më i mirë i futbollit në Bosnje dhe Hercegovinë, Irfan Pelto, ka raportuar përmes telefonit për kërcënimet që ka marrë dhe ka njoftuar edhe Federatën e Futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Për shkak të kërcënimeve ndaj tij dhe familjes, ai nuk dëshiron të gjykojë derbin e madh mes Sarajevës dhe Zhelezniçarit.
Pelto ka paralajmëruar se do të ngrejë kallëzim penal ndaj personave që e kërcënuan atë dhe familjen e tij.
Tani për tani është e qartë se Pelto nuk do ta gjykojë derbin.
Pak kohë më parë, ky gjyqtar ka ndarë drejtësinë në ndeshjen e Champions Leaguue mes Leipzigut dhe Real Madridit, ndërsa tashmë ka probleme në ndeshjet në shtëpi. Nuk dihet nëse Pelto do të vazhdojë të gjykojë në kampionatin boshnjak.