Suhareka është lider i ri në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.
Skuadra e Suharekës e festojnë fitoren me rezultat 2:1 ndaj Dinamos, në takimin e javës së 20-të.
Suhareka kryeson me 38 pikë e ka një më shumë se Dinamo në pozitën e dytë.
Rrustem Aliaj, president i klubit të Suharekës, ka përgëzuar djelmoshat për tre pikët e importuara në derbin e madh.
“Fitore e madhe në udhëtim ndaj Dinamos.
Me fitoren e sotme rrëmbejmë vendin e parë, aty ku e kemi vendin e ku na takon me super futbollistët e super skuadrën që po shkëlqejnë në çdo aspekt.
Me zemër të madhe e duke luftuar çdo minutë e çdo cep të fushës arritëm që nga disavantazhi 1:0 ta rikthejmë rezultatin me 1:2 padyshim meritat kryesore i takojnë futbollistëve dhe shtabit teknik që po na shpërblejnë me buzëqeshje fytyrat tona, nuk do ndalemi deri në arritjet e objektivit kryesor ku potenciali, vullneti e angazhimi nuk po mungojnë asnjëherë.
Falënderojmë vendasit për mikpritjen e lojën korrekte e që padyshim ishte njëra ndër ndeshjet më të forta e shumë e luftuar nga të dyja taborët, i urojë suksese në vazhdim KF Dinamo ju priftë e mbara”, ka shkruar Aliaj.