Drita është e gatshme për ballafaqimin e nesërm në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, kundër Malishevës.
Përballje që pritet me kërshëri pasi që të dy skuadrat janë në luftë për titullin e kampionit.
Ndeshja luhet nesër në orën 15.00.
Ballkani kryeson me 52 pikë pas javës së 26-të, pasojnë Llapi me 51, Drita 50, Malisheva 47 pikë etj.
Futbollisti i Dritës Ensar Huruglica tha se “ndonëse kundërshtari është në formë të mirë, por ne i dijmë cilësitë tona.
Nesër ndeshemi me FC Malishevën, e cila ka një ekip shumë të mirë, por duke e ditë kualitetin tonë, gjithmonë shkojmë për tri pikë dhe shpresoj të arrijmë te ajo te fitorja”..
FC Drita do të ketë mungesa të shumta në këtë takim, në mesin e të cilëve edhe ajo e kapitenit Rron Broja.