Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Ruben Amorim mbetet emri kryesor në listën e krerëve të Liverpoolit për postin e trajnerit.
Favoriti i Liverpoolit ishte Xabi Alonso, por që ky i fundit e bëri publike sot vendimin e tij për të qëndruar sezonin e ardhshëm te Bayer Leverkuseni.
Por thuhet se Amorim nuk është emri i vetëm në listën e Liverpoolit, por fillimisht emrat më favorit janë duke u konsideruar.
Liverpooli është i informuar për klauzolën e lirimit të Amorim në kontratën e tij me Sporting Lisbonën.
Po ashtu, lista e trajnerëve për ta zëvendësuar Kloppin te Liverpooli përmban më shumë emra se Ruben Amorim.