Edon Zhegrova po vazhdon me formën fantastike te Lille.
Ylli kosovar ka shënuar gol të bukur për epërsinë 1:0 të skuadrës së tij në derbin ndaj Lens.
Zhegrova shënoi në minutën e nëntë të ndeshjes.
Për reprezentuesin e Kosovës ishte ky goli i tij i katërt në Ligue 1, krahas pesë asistimeve.