Edon Zhegrova sonte ka treguar klasin e tij në Kampionatin e Francës.
Reprezentuesi i Kosovës, i pakapshëm për mbrojtjen e mysafirëve.
Falë tij, LIlle e mposhti me rezultat 2:1 Lens-in, në derbin e javës së 27-të.
Zhegrova ka shënuar në minutën e 9-të për 1:0
Ai nga rreth 13-14 metra, me goditje të fortë e të saktë shënoi gol të bukur.
Në minutën e 60-të, Zhegrova nga afërsia shkundi portën rivale, 2:0.
Mysafirët ngushtuan humbje në në minutën e 78-të me golin e Wahi.
Zhegrova ka treguar formë të lartë, i cili është zëvendësuar në minurtën e 77-të. Lille zë vendin e tretë me 46 pikë e ka katër më shumë se Lens në të gjashtin.