Nuk ka shumë kohë për të pushuar për Kategorinë e Parë. Skuadrat ditën e nesërme do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 27-të të saj.
12 ekipe do të “luftojnë” mes tyre për 3 pikët e kësaj jave, ku të gjitha ndeshjet do të luhet në të njëjtën orë, 14:00. Bylisi do të presë Kastriotin në “Adush Muça”, ndërsa Korabi udhëton në transfertë për të sfiduar Vorën.
Një tjerët duel interesant është përballja mes Flamurtarit dhe Apolonisë, ndërsa Luzi dhe Burreli do të duelojn gjithashtu mes tyre për 3 pikët.
Dy takimet e tjera janë Tomori – Besa dhe Elbasani – Lushnja.
JAVA 27
Bylis-Kastrioti 31.03.2024 14:00
Vora-Korabi 31.03.2024 14:00
Flamurtari-Apolonia 31.03.2024 14:00
Luzi 2008-Burreli 31.03.2024 14:00
Tomori-Besa 31.03.2024 14:00
AF Elbasani-Lushnja 31.03.2024 18:00