Atalanta është një mace e zezë për skuadrat e forta.
Kampioni në fuqi, Napoli, kokulur në stadiumin "Diego Armando Maradona" .
Skuadra nga Bergamo ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Napolit të Amir Rrahmanit.
Berat Gjimshiti, reprezentues i Shqipërisë, ka luajtur me sukses nga minuta e 67-të në radhët e Atalantës dukee triumfuar ndaj skuadrës së reprezentuesit të Kosovës. Golat i realizuan Miranchuk (26'), Scamaccas (45') e Koopmeiners (88’).
Atalanta ka përforcuar vendin e gjashtë me 50 pikë dhe ka pesë më shumë se Napoli që gjendet një pozitë më poshtë.