Dortmund mund të largojë Terziqin në verë

Futboll

Dortmund mund të largojë Terziqin në verë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:55
Terziq

Kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë sa u përket ndryshimeve të trajnerëve.

Pas Liverpool, Barcelona-s e Bayern Munih, së fundmi nga mediet gjermane bëhet me dije se edhe te Borussia Dortmund do të ketë lëvizje sa i përket kësaj çështjeje.

Dortmund mund të vendosë të largojë Edin Terzic, kjo për shkak se ecuria në Bundesliga nuk i kënaq aspak drejtuesit “verdhezi”.

Ndër emrat që Borussia Dortmund është duke marrë në konsideratë si pasues të Terziq është Arne Slot trajneri i Feyenoord në Eredivisie, Franck Haise trajneri i Lens në Ligue 1 dhe Graham Potter ish-trajneri i Chelsea-t, i cili momentalisht është pa punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat