Trajneri Jurgen Klopp është deklaruar në lidhje mosardhjen e Xabi Alonsos te Liverpooli.
Klopp, mes tjerash lavdëroi punën që Alonso është duke bërë te Leverkuseni, duke mos e komentuar më tej.
“Ai po bën një punë të jashtëzakonshme atje. Ata kanë një ekip të madh dhe ndoshta do ta mbajnë ekipin të bashkuar”.
“Unë e kuptoj se ai dëshiron ta bëjë këtë”.
“Për gjërat e tjera, asgjë nuk kam për të thënë për të që të jem i sinqertë”.
Përndryshe, Alonso ka vendosur që të qëndrojë edhe për të paktën tjetër sezon në Leverkusen.