Në kohën kur mund të synonte kreun, Vllaznia i dha fund ecurisë impresionuese në kampionat që e pa ta sillte nga vendet e fundit pas shpinës së Egnatias kryesuese.
Por kur mund të bënte parakalimin vendimtar, skuadra e Qatip Osmanit u rrëzua duke marrë një pikë në dy ndeshjet e fundit e duke lejuar kështu shkëputjen e re të rrogozhinasve.
Tekniku ka mbetur i zhgënjyer, madje ka pranuar se kishte moment që kuqeblutë edhe mund ta humbisnin ndeshjen në moment të caktuara.
Asnjë nënvleftësim për kundërshtarin dhe këtë Osmani e pranon pa hezitim.
Në fund të fundit, beteja e kthimit në Kupë me Erzenin që rezistoi me 10 lojtarë deri në kohët shtesë e justifikon plotësisht konceptin.
Një ndalesë në momentin e gabuar për shkodranët, që përvecse panë Egnatian të shkëputej në krye të renditjes me 4 pikë, rrezikojnë të ndjejnë pas shpine edhe dihatjen e Partizanit. Një situatë që mund të kthejë humorin e keq në Shkodër, në finalen e kampionatit.