Pas pushimit dy javor, kthehen ethet e Ligës së Parë të Maqedonisë, aty ku skuadra Struga Trim Lum do ta nis rrugëtimin pozitiv me ndeshjen kundër Voska Sport.
Në prag të këtij takimi nga tabori i skuadrës strugane, ka folur Hadis Tairi
Voska Sport do të jetë kundërshtari i radhës i kampionit në fuqi në kampionat, që vijon me ndeshjet e javës së 25-të.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ashtu si edhe çdo ndeshje tjetër.
Ne kemi besim të plotë se 3 pikët do të mbeten në Strugë, dhe me shpresë që të bëjmë shkëputje edhe më të madhe nga vendi i dytë aktual në tabelën e klasifikimit.
Kjo ndeshje është me shumë peshë për ne si skuadër, e ku besoj se me një përqëndrim të plotë të secilit lojtar në fushë, në fund besojmë se gjithë së bashku do t’ia arrijmë qëllimit, e që pa dyshim që është fitorja, e cila do të na rris vetëbesimin dhe vazhdimin e serisë së fitoreve të njëpasnjëshme.” – u shpreh Hadis Tairi, i cili pret shansin e tij nga ana e trajnerit Shpëtim Duro.
Hadis Tairi këtë edicion ka zhvilluar 10 paraqitje, duke regjistruar edhe një gold he tre asistime.