Shkupi ka fituar derbin me rezultat 3:0 ndaj Vardarit, në takimin e javës së 25-të.
Derbi i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, është luajtur para rreth 5 mijë shikuesve në stadiumin në Çair.
Shkupi kërcënoi në minutën e 2-të me anë të Sampaios, tre minuta më vonë Groner-i nuk realizoi dhe në minutën e 18-të
Diene nga distanca u tregua i pasaktë.
Pjesa e dytë ishte në favor të shkupjanëve dhe shfrytëzuan edhe përparësinë numerike, pasi që Vardari mbetet pa një lojtar në fushë nga minuta e 64-të kur Ristovski është përjashtuar me karton të kuq.
Futbollisti Dudu shënoi në minutën e 54-të për 1:0 dhe Trapanovski për 2:0 në atë të 68-tën.
Gronner në minutën e 77-të i jep goditjen poshtëruese, 3:0.
Shkupi është në vend të dytë me 51 pikë e ka po aq edhe lideri Struga Trim Lum por kjo e fundit ka një ndeshje më pak, Vardari renditet në pozitën e 10-të me 26 sosh.