Trajneri italian, Roberto De Zerbi është në listën e gjigantëve evropianë si Liverpool, Bayern Munich e Barcelona për të zëvendësuar Jurgen Klopp, respektivisht Thomas Tuchel dhe Xavi Hernandez.
Klopp, Tuchel dhe Xavi do të largohen në fund të këtij sezoni nga klubet e tyre, dhe lajmin tanimë e kanë konfirmuar edhe vetë trajnerët.
E përbashkëta e Liverpoolit, Bayernit dhe Barcelonës është që në listën e ngushtë të trajnerëve e kanë italianin Roberto De Zerbi, i cili momentalisht e drejton skuadrën angleze, Brighton.
De Zerbi ka kontratë me Brightonin deri në qershor të vitit 2026, dhe i pyetur nëse dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën angleze, përgjigja e italianit ishte “momentalisht jo”.
“Të nënshkruajë një kontratë të re te Brightoni? Momentalisht jo. Më duhet të flas me Tony Bloom për planin e klubit për ta vendosur të ardhmen time, dua ta di se cili është projekti. Dua të mbaj ambiciet e mia”, tha De Zerbi.