Prishtina e Re ka shkëputur një pikë domethënëse nga stadiumi në Ferizaj prapa palestrës “Bill Clinton”.
Përballja mes Ferizajt dhe Prishtinës së Re ka përfunduar pa gola (0:0).
Ndeshja është përcjellur nga rreth 2 mijë shikues.
Ferizaj pati disa raste të mira por sulmuesit e saj i shpërdoruan sidomos në pjesën e parë.
Pas javës së 20-të në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, Ferizaj kryeson me 45 pikë, pasojnë Prishtina e Re me 44 sosh.