Drita barazon në Malishevë

Futboll

Drita barazon në Malishevë

Nga: K.G. Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:53
Drita

Drita ka importuar një pikë të madhe nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, duke vazhduar fuqishëm hapin për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës.

Malisheva ka barazuar me rezultat 1:1 me Dritën.

Për Dritën shënoi Huruglica (11’) e për Malishevën realizoi Aliu (23’).

Pas javës së 27-të, Ballkani kryeson me 53 pikë, pasojnë Llapi 51 (një ndeshje më pak), Drita 51, Malisheva 48, Prishtina 39 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat