Java e 29-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me dy sfidat e sotme, kur luhet për dy objektiva të ndryshëm, për zonën “Final 4” dhe për mbijetesë.
Në orën 15:00, Laçi pret Partizanin, një duel me synime të kundërta, kurbinasit për t’i ikur vendeve të fundit në renditje, ndërsa në anën tjetër, të kuqtë për t’u afruar me dy vendet e para dhe për të “blinduar” një herë e mirë objektivin ‘Final 4″.
Kurbinasit ndodhen në vendin e tetë me 31 pikë, 3 larg Teutës së vendit të shtatë, të cilën kërkojnë ta arrijnë.
Demat janë në vendin e tretë, 4 larg Vllaznisë së vendit të dytë dhe 8 larg Egnatias kryesuese.