Lindon Selahi po kalon një formë shumë të mirë sportive me Rijekën, skuadër që është afër fitimit të titullit të dytë në histori në Kroaci.
Mesfushori shqiptar realizoi golin e tretë për skuadrën e tij në transfertën përballë Rudes, duel që Rijeka po e fiton 0-3.
Ishte minuta e 56’ kur 25-vjeçari i lindur në Belgjikë tundi rrjetën kundërshtare, duke vulosur triumfin e ekipit të tij.
Rijeka kryeson HNL e Kroacisë dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli pas shtatë vitesh. Ndërkohë, ky ishte goli i katërt sezonal në kampionat për Selahin.
Mesfushori debutoi me kombëtaren kuqezi në tetorin e vitit 2019. Deri tani numëron katër ndeshje me Shqipërinë.