Bayern Munich-Borussia Dortmund është përballja e madhe e javës së 27-të të Bundesliga-s.
“Der Klassiker” që po zhvillohet në Allianz Arena është zhbllokuar pas vetëm 10 minutash lojë.
Kanë qenë verdhezinjtë që kanë goditur të parët me Adeyemi.
Bavarezët kanë pasur një mundësi të artë për të barazuar në minutën e 23-të, por Kane ka gabuar në mënyrë të pabesueshme para portës.