Fulham barazon në frymën e fundit

Futboll

Fulham barazon në frymën e fundit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:08
Armando Broja

Armando Broja, edhe njëherë mbetet jashtë planeve të Fulham për ndeshjen e Premier League, më saktë për transfertën me Sheffield United, e cila përfundoi në një barazim 3-3.

Një qëndrim që flet qartë për situatën në të cilën ndodhet sulmuesi kuqezi. “Të gjithë e dinë se sa u përpoqëm të nënshkruanim me Armando Brojën”, deklaronte trajneri Silva ditë më parë, ndëkohë që aktualisht ka të tjera preferenca për sulmin e skuadrës së tij.   

Rodrigo Muniz është i preferuari i tij, ndërsa në ndeshjen e sotme shënoi dhe golin e barazimit në minutat shtesë.

Ndërkohë, për sulmuesin kuqezi mbetet që të punojë sa më shumë për të arritur në formë për Kombëtaren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat