Ish-kapiteni i Dritës, Ardian Limani që tani mbron ngjyrat e klubit të Prishtinës, flet para takimit të parë në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Qendërmbrojtësi i ka bërë me dije se me ndihmën e Plisave, do jenë të pathyeshëm njësoj si ndaj Ballkanit.
Fillimisht Limani komentoi ndeshjen ndaj suharekasve, e cila përfundoi pa gola sot në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit kosovar.
“Pavarësisht që nuk fituam, mendoj që zhvilluam njëren ndër ndeshjet më të mira në aspektin taktik, e gjithashtu angazhimi ka qenë i jashtëzakonshëm” shtoi Ardian Limani
Prishtina do jetë nikoqire e ndeshjes së parë ndaj Dritës, nga dy që zhvilohen në total.
“Nëse luajmë me këtë ritëm, mendoj që jemi të pathyeshëm. E këtë duhet ta deshmojmë të mërkurën me Dritën, me ndeshje të mirë dhe me mbeshtetjen e Plisave do të marrim maksimumin e nevojshëm nga ndeshja e parë gjysmëfinale” përfundoi mbrojtësi.