Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës U19, Albina Rrahmani, e ka publikuar listën e Dardaneve të reja.
Lojtaret janë përzgjedhur për ndeshjet e radhës në kuadër të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian U19 të vajzave.
Dardanet kanë udhëtuar sot për në Gjibraltar, ku do të zhvillojnë tri ndeshje më 2, 5 dhe 8 prill.
Ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Victoria” dhe kundërshtarët e Kosovës do të jenë Gjibraltari, Luksemburgu dhe Izraeli.