Cesena ka siguruar zytarisht ngjitjen në Serinë B.
Bardhezinjtë kanë mposhtur sot me rezultatin minimal 1-0 Pescara-s, çka i ka mjaftuar për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin B të Serie C.
Një sukses që klubit Cesena i mungonte prej 6 vitesh.
Një meritë të madhe në ngjitjen në Serinë B e ka edhe Kristjan Shpendi, ky i fundit përlotet nga gëzimi.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar 20 gola në këtë sezon, duke udhëhequr aktualisht listën e golashënuesëve në kampionat.
Shpendi e pati të vështirë të kontrollonte emocionet pas ndeshjes së sotme, teksa është përlotur nga ky sukses i skuadrës së tij.