Jude Bellingham ka qenë pa dyshim një figurë kryesore te Reali i Madridit që në sezonin e tij të parë me “los blancos”.
Ai iu bashkua ekipit të Ançelotit në verën e vitit të kaluar nga Dortmundi për 103 milionë euro.
Por teksa sezoni po i drejtohet fundit, Bellingham duket sikur ka një jetë në Madrid, teksa përshtatja me lojën e Realit ka qenë e menjëhershme.
"Titujt, trofetë pa dyshim!
Dua të jem në gjendje që t’i jap vendit tim (Anglia) dhe ekipit tim, Realit të Madridit, përvoja të shkëlqyera dhe kujtime të shkëlqyera me ngritjen e trofeve”, tha Bellingham.