Ndeshjet: Janë mbyllur 5 sfidat e Kategorisë së Parë të orën 14:00. Janë shënuar 13 gola gjatë 90-të minutave të këtyre sfidave.
Bylisi rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti 2-0 Kastriotin. Kështu ballshiotët rimarrin përkohësisht vendin e parë Elbasanit, që do të luajë me Lushnjen në orën 19:00.
Fitore mori edhe Korabi në transfertë ndaj Vorës. Dibranët përmbysën shifrat 1-0 në 3-2 dhe marrin një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për zonën “Play – Off”. 4-1 ka triumfuar edhe Besa ndaj Tomorit.
Luzi dhe Burreli janë ndarë në barazim 1-1 mes tyre, ndërkohë Flamurtari dhe Apolonia janë ndarë në “paqe” me ekipet që nuk kanë mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës.