Struga Trim Lum ruan epërsinë tre pikë nga pozita e dytë.
Struga e ka mposhtur me rezultat 3:1 Voska Sport nga Ohri, e cila sfidë ishte edhe derbi i shqiptar i javës së 25-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Struga ka përforcuar hapin në luftë drejt titullit të ri.
Për struganët shënuan Ibraimi (56' - penalltia, 80', Ukpa 60' dhe për Voskën Marushiq 63').
Struga Trim Lum kryeson me 54 pikë pas javës së 25-të, pasojnë Shkupi me 51, Shkëndija me 48 e Voska Sport zë vendin e 9-të me 27 pikë.