Skuadra shqiptare fiton në Berane

Futboll

Skuadra shqiptare fiton në Berane

Nga: K.Goca Më: 31 mars 2024 Në ora: 17:23
Pamje nga ndeshja

Përfundoi java e 26-të e Ligës së Dytë malazeze të futbollit, skuadfra shqiptare Otrant nga Ulqini e ka mposhtur me rezultat 1:0 Beranen vendas.

Golin e vetëm e shënoi Kristijan Shkreli në minutën e 87-të.

Bokeli kryeson me 59 pikë e ka dy më shumë se Otranti në vend të dytë.

Nga ana tjetër Berane kanë mbetur në vendin e fundit të tabelës me 20 pikë.

Dje u luajtën katër ndeshjet e mbetura të xhiros së 26-të të Ligës së Dytë dhe u arritën këto rezultate: Bokeli - Podgoricë 2:0, Kom - Internacional 2:1, Iskra - Grbalj 1:0 dhe Igallo - Llovçeni 4:1.

Raundi i radhës është caktuar për të mërkurën, me këto ndeshje: Podgorica – Berane, Internacional – Bokeli, Llovçeni – Iskra, Otrant – Igallo dhe Grbalj – Kom.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat