Trajneri i Feronikeli 74, Shefki Kuqi, e ka vlerësuar shumë lartë paraqitjen e skuadrës së tij dhe fitoren ndaj Fushë Kosovës.
Pikët për skuadrën nga Drenasi ishin shumë të rëndësishme.
“Çdo fitore është e mirëseardhur. Lujtëm lojë perfekte, atë që e kemi përgatitur gjatë javës.
Asnjë fitore nuk është e lehtë. Duhet të luftojmë për çdo fitore. Çdo pikë është e artë.
Kam shumë besim te këta djem.
Janë duke punuar shumë. Në shumicën e ndeshjeve kemi kontrolluar ndeshjen, por rezultatet nuk ishin ato që i kemi merituar”, ka thënë Kuqi