Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është ndarë i kënaqur me pikën e fituar në udhëtim ndaj Gjilanit.
“Përveç golit të realizuar, kundërshtari nuk pati raste tjera.
Ne shënuam golin e më pas patëm raste tjera për gol.
Kundërshtari kishte presionin e pikëve, kurse në këtë pjesë ishim më të qetë de mendoj se epilogu real ishte barazimi.
Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.
Ata dhanë maksimumin e tyre edhe pse shumica e tyre janë me agjërim.
Ne i inkurajojmë që të vazhdojnë të agjërojnë dhe do t’i respektojmë deri në fund”, ka thënë Dallku
.