Kosova e Dusseldorfit ka shënuar një sukses të madh në diasporë.
Kosova është kampione e ekipeve shqiptare në Gjermani.
“Fituesi i kupës së Kosovës në diasporë.
Skuadra jonë ka korrur sukses të veçantë në turneun e mbajtur nga Federata e Futbollit Shqiptarë në Gjermani në Stukenbrock.
Ndeshjet në grupe u zhvilluan kundër KF Bielefeld ku skuadra jonë fitoi me rezultat 3:0
Ndeshja e dytë kundër FC Kosova Frankfurt e cila përfundoi 3:2 në të mirë të ekipit tonë
Ndërsa ndeshja e fundit e grupit u zhvillua kundër FC Kastrioti Stukenbrock e cila përfundoi me rezultat 0-0. Ndeshje të zhvilluara këtë të shtune
Sot u zhvilluan ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.
Në çerekfinale kishim si kundër FC Kastrioti ll të cilin ekipi ynë fitoi me rezultat të thellë 7:0.
Gjysmëfinalja u zhvillua kundër SC Drita Kornwestheim ku ekipi ynë doli si fitues me një rezultat 2:0.
Finalja ishte e barabartë me një angazhim më të madh nga ekipi ynë kundrejt FC Kastrioti Stukenbrock,e cila në minutat e fundit u vendos nga lojtari ynë Joshua Sumbunu i cili shënoi nga penaltia e fituar nga Qlirim Kashtanjeva.
Pas kësaj dite klubi ynë është kampion i ekipeve shqiptare në Gjermani dhe do të përfaqësoj ato në ndeshjen e cila zhvillohet në Kosovë kundër fituesit të kupës së Kosovës dhe klubeve shqiptare në Zvicër.
Faleminderit për mbështetjen e juaj dhe shihemi në Kosovë”, njofton FC Kosova.