Trajneri i Apolonisë nuk është dakord me barazimin

Futboll

Trajneri i Apolonisë nuk është dakord me barazimin

Më: 31 mars 2024 Në ora: 20:12
Mërgjyshi

Flamurtari dhe Apolonia u ndanë në një barazim pa gola në Vlorë. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i fierakëve, Artan Mërgjyshi foli për MCN TV.

“Jam deri diku dakord, mendoj që ndoshta meritonim më shumë. Patëm mundësi të pastra në fund. Flamurtari pati më shumë zotërim dhe kontroll topi, por nuk ishte i rrezikshëm.

Në pjesën e dytë ata kanë një arsenal tjetër në stol ndërsa në me pikatore. I kapëm dy herë në raste flagrante dhe me pak kujdes mund të merrnim maksimumin sot.

Jam munduar të përgatis skuadrën që këtë ndeshje ta luajmë si ndeshje Play-Off dhe duhej seriozitet. Minusi i vetëm i joni në raport me Flamurtarin dhe Vorën është organika e plotë.

Teknikisht rivalizojmë me të gjitha skuadrat e kreut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat