Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka triumfuar në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Arsenalit nga Tivati.
Deçiqi ka ndal tre pikë dhe ka vazhduar fuqishëm hapin në luftë për titullin e kampionit.
Matiq në minutën e 74-të dhe Sharkiq nga penalltia në atë të 90+5, shënuan për fitoren 2:0.
Pamje nga ndeshja
Buduçnosti kryeson me 50 pikë sa ka edhe Deçiqi në pozitën e dytë pas javës së 27-të në elitën e futbollit malazez.
Sutjeska renditet në vend të tretë me 43, pasojnë Jezero 42, Mornari 42, Petrovac 34, Arsenali 31, Jedinstvo 24, Mlladosti 21 dhe Rudari 20.
Në javën e ardhshme Buduçnosti e pret Mlladostin e Deçiqi i shkon Jedinstvos.