Manchester City dhe Arsenali kanë luajtur 0:0 në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së 30-të të Premier ligës.
Ishte një derbi i shumëpritur mes klubeve që së bashku me Liverpoolin po luftojnë për titullin e ligës. Megjithatë, shikuesit në stadiumin e Mançesterit panë pak mundësi konkrete në fund. Më saktë, ka pasur vetëm tre goditje në portë – një nga City dhe dy nga Arsenali.
Nga ana tjetër, të dyja skuadrat kanë luajtur së bashku deri në 959 pasime, nga të cilat 797 ishin të sakta.
Skuadra e trajnerit Pep Guardiola kishte 606 pasime të sakta dhe skuadra londineze e Mikel Artetës 191. Dominimi i Cityt në posedim 72 me 28 nuk solli tri pikë.