Roma nuk “ndez”, Lecce e Ramadanit i merr një pikë ekipit të De Rossit

Futboll

Roma nuk “ndez”, Lecce e Ramadanit i merr një pikë ekipit të De Rossit

Më: 1 prill 2024 Në ora: 20:11
Lecce dhe Roma

Lecce dhe Roma kanë barazuar pa gola këtë mbrëmje, në sfidën që shkoi për llogari të Serie A.

Në Stadio Via del Mare (Lecce), vendasit ishin më kërkues në pjesën e parë, teksa goditën 4 herë portën e kundërshtarit, në krahim me një 1 gjuajtje të skuadrës nga kryeqyteti.

Ritmi u rrit në pjesën e dytë, me skuadrat që luajtën një lojë të hapur.

Titullar në këtë takim për ekipin e Gottit ishte edhe mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani.

Në minutën e 77-të, Lukaku shërbeu mirë për El Sharaawyn, goditja tokazi e sulmuesit u ndal lehësisht nga portieri Falcone.

Me këtë rezultat, Roma renditet në vendin e pestë, Lecce pozicionohet në vendin e 13-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat