Neymar bën tifozët e Santos të ëndërrojnë për të ardhmen e përbashkët.
Sulmuesi brazilian i Al-Hilal aktualisht është jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimit dhe rikthimi i tij nuk është i largët, por ndërkohë ai ka përfituar nga kjo periudhë për t’u rikthyer në Brazil, ku së fundmi ishte në stadium për të ndjekur ish-skuadrën e tij, Santos përballë Palmeiras.
Sipas asaj që raportohet nga mediet braziliane, Neymar ka lënë të kuptohet se do të rikthehet te Santos dhe kjo tani e ka kthyer brazilianin në qendër të vëmendjes.
“Jam shumë i emocionuar, jam shumë i lumtur që më mirëpresin këtu, në shtëpinë time.
Është ndjesi shumë e bukur. Më mungon të luaj këtu dhe të ndjej këtë atmosferën që krijohet këtu”– tha Neymar.