Juventusi thuhet se do të konsiderojë shkarkimin e Masimiliano Alegrit nëse ndeshjet e ardhshme të Serie A kundër Fiorentinës dhe Torinos do të kenë ‘një rezultat negativ’.
Alegri është nën kritika pasi Juventusi fitoi vetëm shtatë pikë në nëntë ndeshjet e fundit, duke fituar vetëm një herë gjatë këtyre ndeshjeve. Ata do të presin Lacion në “Allianz Stadium” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por sipas gazetës “Tuttosport”, puna e Allegrit në Torino do të varet nga dy ndeshjet e ardhshme të ligës.
Sipas gazetës, Juventusi do të konsiderojë seriozisht shkarkimin e Allegrit nëse rrjedha e dobët e rezultateve vazhdon kundër Fiorentinës dhe Torinos.
Juventusi rrezikon të humbasë një kualifikim në Ligën e Kampionëve pasi Bolonja e vendit të 4-të është vetëm dy pikë më poshtë nga “Bianconerët” në tabelën e Serie A, e ndjekur nga Roma (shtatë pikë më poshtë) dhe Atalanta (nëntë pikë më poshtë Juventusit me një lojë më pak).
Objektivi kryesor i Juventusit këtë sezon është përfundimi në “Top 4”, kështu që nëse “bardhezinjtë” marrin rezultate më zhgënjyese në fillim të prillit, e ardhmja e Alegrit padyshim do të jetë në rrezik.
“Tuttosport” pranon se shkarkimi i Alegrit para fundit të sezonit do të ishte një ‘vendim i vështirë me shumë pikëpyetje’ por, në të njëjtën kohë, të mos bësh asgjë do të nënkuptonte ‘pranimin e fatit pa provuar gjithçka që është e mundur.