Skuadra e Shkupit dhe Tikveshit u ballafaquan mes vete dhe sfida përfundoi baras (0:0) në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Në duelin e zhvilluar në Çair, Shkupi nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e fushës për të arritur një diferencë pozitive në prag të revanshit në Kavadar.
Shkupi e pati iniciativën në përpjekje për të shënuar, por pa finalizim.
Tikveshi i neutralizoi të gjitha tentativat e vendasve.