Emocionet

Futboll

Emocionet

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:15
Federiko Dimarko

Federiko Dimarko arriti të shënonte golin e pestë këtë sezon në Serinë A duke barazuar ecurinë më të mirë që ka pasur me Veronën.

Mbrojtësi i majtë i Interit realizoi një gol të bukur pas kombinimit me Bastonin dhe thotë se këto janë gjëra të provuara në stërvitje. Ai ka zbuluar gjithashtu disa nga lëvizjet që provon në fushë dhe që kanë rezultuar efikase.


Emocionet- “E rëndësishme është që të shënoj gola dhe nuk ka rëndësi nëse janë të bukur apo të shëmtuar.

Megjithatë nuk ishte aspak e lehtë që ta godisja topin që më erdhi në zonë.

Por jam shumë i lumtur që e shënova dhe që arritëm të merrnim 3 pikët në këtë ndeshje. Ne punojmë shumë me këto detaje në stërvitje dhe kërkojmë pasimet e shpejta për të vënë në vështirësi
kundërshtarin. Sigurisht që lumturia më e madhe është atëherë kur realizon gola që i ke provuar edhe gjatë javës. Ky është fryt i punës dhe për këtë duhet falënderuar trajneri dhe i gjithë stafi. Nuk ishte aspak e lehtë luash me më shumë besim në vetvete. Por dua t’i bëj komplimente Empolit sepse na vuri në vështirësi në disa minuta”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat