Christian Pulisic po shijon sezonin më të mirë të karrierës së tij.
Performancat e 25-vjeçarit amerikan te Milani kanë bërë që qendra e vëmendjes së merkatos të jetë mbi të, por ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani.
Këtë e konfirmoi Marko Pulisic, babai i tij, i cili në podkastin e tij foli për momentin e të birit:
“Ai e pëlqen Milanin, ndjen besimin e Piolit. Christiani e do Milanin dhe dëshiron të qëndrojë.”
Babai i numrit 11 të kuqezinjve foli edhe për mënyrën se si shkuan negociatat për të sjellë të birin në Milano:
“Ai kishte besimin e të gjithëve: Pioli i beson, gjithmonë e aktivizon dhe nuk e zëvendëson menjëherë nëse gjërat shkojnë keq. Atëherë ai e pëlqen Milanin dhe gjithmonë flet mirë për shokët e tij të skuadrës:
Tomori dhe Giroud e ndihmuan shumë kur ishte fjala për zgjedhjen e Milanit. Ai kurrë nuk foli me Cardinalen gjatë negociatave.
Përkundrazi, ishte thelbësore komunikimi në “Zoom” me Piolin. Shkoi shumë mirë, Christiani e kuptoi se cili ishte projekti për të dhe tha po”.