Interi fitoi mbrëmjen e së hënës me shifrat 2-0 kundër ekipit të Empolit në Serinë A.
Zikaltërit morën një tjetër fitore, në rrugën e tyre drejt titullit të 20-të kampion në histori.
Trajneri Simone Inzagi, i ofroi disa minuta lojë edhe lojtarit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanit.
Mesfushori u fut në minutën e 69-të, duke zëvendësuar Calhanoglun.
Ky takim ishte tepër i veçantë për Asllanin, duke qenë se luante kundër ish-ekipit të tij, Empolit.
22-vjeçari luajti për Empolin në sezonin 2021/2022, duke bërë 26 paraqitje për klubin italian ku shënoi 1 gol dhe dhuroi një asist për shokët e skuadrës.
Ishte vetë Asllani ai që postoi disa foto nga mbrëmja e kaluar në “Instagram”, duke kujtuar pikërisht se çfarë nënkuptonte për të kjo ndeshje:
“Një takim gjithmonë special, +3 drejt objektivit tonë.