Publikohen formacionet zyrtare të Juventus - Lazio

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Juventus - Lazio

Më: 2 prill 2024 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Juventusi luan sot kundër Lacios aktin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, një sfidë që është shumë e rëndësishme për të dy klubet pasi është e vetmja mundësi për të siguruar një trofe në këtë edicion.

Te bardhezinjtë, shfaqet përsëri mes titullarëve Dushan Vlahoviç, i cili do të ketë përkrah Kiezën në këtë sfidë.

Ndërkohë, Igor Tudor e nis ndeshjen me Hysajn përsëri në pankinë, duke mos i besuar një vend në fushë mbrojtësit të Kombëtares.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (3-5-2) – Perin; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKeni, Lokatelli, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.
Trajner: M. Alegri

Lacio (3-4-2-1) – Mandas; Patrik, Romanjoli, Gila; Marusiç, Guenduzi, Vesino, Zakanji; Felipe Anderson, Luis Alberto; Imobile.
Trajner: I. Tudor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat