Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lazio-s, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.
Juve ka kontrolluar ndeshjen dhe në bazë të rasteve ka mundur të fitojë edhe më bindës.
Dy gola u shënuan në 45 minutat e dytë.
Chiesa shënoi në minutën r 50-të dhe Vllahoviq në atë të 64-tën, për fitoren 2:0.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur nga minuta e 81-të për Lazion.
Juve ka bërë një hap drejt finales, por ka ende punë në sfidën e kthimit në Romë.
Lazio do të orvatet që të përmbysin këtë disavantazh.